MISIONI DHE VIZIONI

Aspirojmë të jemi një kompani udhëheqëse në fushën e ndërtimtarisë, si dhe zgjedhja e parë e klientëve, nisur nga cilësia e përsosur e punës në projektet e përfunduara.
Synojmë të ofrojmë nivelin më të lartë të shërbimit në industrinë e ndërtimit, duke e trajtuar çdo projekt me mjeshtëri në çdo detaj.
Sjellim vazhdimisht inovacion duke zhvilluar dhe miratuar teknologjinë më të fundit, si në metoda ashtu dhe në materiale; për të rritur produktivitetin dhe efektivitetin.
Vazhdimisht thellojmë kompetencat e ekipit tonë. Gjithmonë pasurojmë dhe diversifikojmë këtë ekip me individë inovatorë dhe të orientuar drejt rezultateve, të motivuar për të dhënë përsosmëri.

HISTORIKU

SALILLARI SHPK, u themelua në Berat si një kompani ndërtimi, në vitin 1994. Që atëherë, kompania ka zgjeruar veprimtarinë e saj në të gjithë vendin. Kompania u rrit shumë shpejt gjatë viteve të fundit në përgjigje të kërkesës së industrisë shqiptare të ndërtimit.

STANDARDET TONA

Kompania “SALILLARI shpk” është e çertifikuar sipas Standardeve të mëposhtme:

  • Çertifikatë e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001.
  • Çertifikatë e Menaxhimit të Cilësisë në Mjedis ISO 14001.
  • Çertifikatë e Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit OHSAS 18001 / ose SSH 45001.
  • Çertifikatë e Sigurisë së Trafikut Rrugor ISO 39001.
  • Çertifikatë e Menaxhimit të Energjise ISO 50001.
  • Çertifikatë e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit ISO 27001.
  • Çertifikatë për Shkrirjen e Metaleve (Saldimeve) ISO 3834-2.
  • Çertifikatë për Tubat PVC ISO 1452-1.Kompania “SALILLARI shpk” disponon Liçensë Zbatimi, lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës me nr. NZ 3091/21.Kompania “SALILLARI shpk” disponon Liçensë Projektimi, lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës me nr. N 3091/10.Kompania “SALILLARI shpk” disponon gjithashtu licensat:
  • Liçensë III.2.A (1+2) “Ndikimi në mjedis dhe Auditim Mjedisor”.
  • Liçensë kodi II.4 “Prodhim dhe tregtim i Farave dhe Fidanëve”.
  • Liçensë Kodi III.2.B “Për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve inerte e dherave”
  • Liçensë Kodi III.2.B “Për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve nga ujerat e ndotura”.
  • Liçensë kodi III.2.B ”Grumbullimi dhe transporti i mbetjeve urbane”.
  • Liçensë Kodi I.2.A “Studimi dhe përgatitja e projekteve për masat e mbrojtjes nga zjarri për ndërtesa të çdo lloji”.

AKTIVITET TONA

Ndërtimi
PRODHIMI
PROJEKTIMI
MEKANIKE DHE TRANSPORT