Kompania “SALILLARI shpk” operon që prej vitit 1994 në fushën e ndërtimit dhe prodhimit të materialeve të ndërtimit. Aktiviteti i saj është i shtrirë në të gjithë teritorin e vendit. Asetet kryesore të kompanisë janë të dislokuara në Tiranë dhe Berat (Dimal)

Kompania “SALILLARI shpk” është e specializuar për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e veprave të artit dhe infrastrukturës rrugore. Që nga viti 2020 operon fuqishëm edhe në fushën e ndërtimeve civile. Ajo është një kompani lider në Shqipëri.

Implementimi i Standarteve Europiane në fushën e projektimeve dhe zbatimit të projekteve, ka mundësuar paisjen e kompanisë me çertifikatat ISO 9001, 14001, OHSAS 18001, ISO 39001, ISO 50001, ISO 27001, ISO 3834-2, dhe ISO 1452-1.

Vëmendja e kompanisë është përqendruar gjithashtu në menaxhimin e Burimeve Njerëzore, kualifikimin e stafit, sigurisë dhe shëndetit në punë. Personeli inxhiniero teknik është i kualifikuar dhe i liçensuar për zbatimin e të gjitha punimeve sipas fushave përkatëse të aktiviteteve kryesore të kompanisë. Aktiviteti i kompanisë ka më shumë se 1000 punonjës, ku rreth 80 % e tyre komunikojnë në gjuhën angleze.

Kompania “SALILLARI shpk” punon për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve publike të financuara nga qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, gjithashtu dhe për objekte civile me financim privat.

Kompania “SALILLARI shpk” ka konkuruar me sukses, si e vetme ose JV me kompani të huaja, në të gjitha garat kryesore ndërkombetare që janë kryer në Shqipëri. Këto projekte janë financuar dhe mbikqyrur nga Institucione Financiare Ndërkombëtare si Banka Botërore, BERZH, EU, NATO si dhe ka realizuar me sukses shumë projekte të financuara nga kompani të mëdha private ndërkombetare, kryesisht në fushën e prodhimit të naftës dhe të energjisë si: SHELL, Bankers Petrolium, OMV, INA, CROSKO etj..

Kompania “SALILLARI shpk” ka kryer invenstime të mëdha në makineri ndërtimi, mjete transporti si dhe impjante për prodhimin e materialeve të ndërtimit si fabrika betoni, fabrika asfalti dhe linja për prodhimin dhe fraksionimin e inerteve (të lëvizëshme dhe stacionere). Të gjitha makineritë dhe impjantet janë prodhime të markave më të njohura europiane e botërore, dhe janë në pronësi të kompanisë. Ne disponojmë një infrastrukturë moderne për mirëmbajtjen dhe kryerjen e shërbimeve teknike për të gjitha makineritë dhe impjantet që kemi në inventar.

Duke u bazuar në implementimin e Standardeve Europiane, në kualifikimin e lartë të personelit inxhiniero teknik dhe të të gjithë punonjësve të saj si dhe në makineritë moderne që kemi në dispozicion, kompania “SALILLARI shpk” është në gjëndje të realizojë çdo projekt të ndërlikuar dhe me shkallë të lartë vështirësie duke garantuar cilësi të lartë dhe përfundim në afat të objekteve të kontraktuara nga klientet dhe investitoret e mundshëm.