Objekti: “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2”
Autoritet Kontraktor: Autoriteti Rrugor Shqiptar
Vlera e objektit: 1 882 553 022 Leke me TVSH
Objekti ka per qellim ndertimin e vazhdimit te Unazes se Tiranes, me rrugen kryesore me dy sense rrugore me dy korsi kryesore dhe nje emergjence me gjatesi L=840m dhe 2 rruge paralele ne te dy anet me nga dy korsi levizjeje dhe gjatesi L=840m secila.
Vepra arti kryesore per kete objekt jane:
Ndertimi i nenkalimit ne kryqezimin me rrugen Migjeni. Nenkalimi realizohet me nje galeri me gjatesi 36m dhe rampa zbritese/ngjitese me struktura B/A 132m nga secili krah. Kullimi i ujrave nentokesore realizohet nepermjet nje vaske grumbullimi ujrash me kapacitet rreth 650m3 dhe me pas largohet nepermjet sistemit te pompave. Sistemi rrugor ne nivelin e rruges ekzistuese mbi nenkalim krijon nje kryqezim te levizjes se automjeteve dhe kembesoreve e cila sistemohet nepermjet rrjetit semaforik.
Ndertimi i Ures se Lanes realizohet nepermjet ndertimit te 5 urave te pavarura me njera – tjetren per kalimin e trafikut te automjeteve te rruges kryesore, paralele dhe kthim ne vend si dhe kalimin e kembesoreve. Mbistruktura eshte projektuar nepermjet trareve B/A te parapergatitur me gjatesi prej 20.8m.
E gjithe gjatesia e ures (me te 5 elementet e saj) eshte rreth 61m.
Ne krah te ures ndertohet nenkalimi i kembesoreve nepermjet nje galerie me gjatesi rreth 64m, ku parashikohet aksesimi i kembesoreve me shkalle por edhe me ashensore.
E gjithe vepra ndricohet dhe sistemohet me sinjalistiken e nevojshme horizontale dhe vertikale ne perputhje me standartet ne fuqi.