PRODHIMI I MATERIALEVE TË NDËRTIMIT

Kompania “SALILLARI shpk” prodhon të gjitha materialet e ndërtimit që përdoren për realizimin e projekteve që zbaton. Ajo ka në inventarin e saj 4 fabrika betoni me mixer, 3 fabrika asfalti, 2 linja stacionere të prodhimit e fraksionimit të inerteve ku prodhohen të gjitha fraksionet që përdoren për prodhimin e betoneve dhe asfalteve, 2 linja të lëvizëshme për prodhimin e inerteve si dhe një laborator modern që realizon të gjitha analizat e nevojshme për kontrollin e cilësisë së betoneve, asfalteve, inerteve si dhe të materialeve e lëndeve të para që përdoren në ndërtim.

Prodhimi i betoneve e asfalteve realizohet me qëllim që të plotësojmë nevojat për projektet që ne kontraktojmë dhe realizojmë ashtu edhe për të tretët.

Ne kemi kapacitetet e nevojshme për transportimin dhe hedhjen e betonit në vepër, rreth 20 betoniere si dhe 7 autopompa betoni me krahë nga 16 metër deri në 55 metër si dhe një flotë të plotë me mjetet për shtrimin e asfalteve, 3 finitrice dhe rreth 10 rrula të tipeve e madhësive të ndryshme.

Në fabrikat tona të betonit prodhohen betone të markave nga 50 deri në 600.

Në fabrikat e asfaltit prodhojmë të gjitha tipet e asfalteve si konglomerat, binder dhe tapet.