REPARTI I SINJALISTIKAVE DHE SIGURISË RRUGORE

Reparti i Sinjalistikave dhe Sigurisë Rrugore është një nga repartet me teknologjitë më të reja në këtë fushë.

Proçeset kryesore:

  • Realizon prodhimin e elementeve te sinjalistikës vertikale rrugore.
  • Disponon paisje speciale dhe personel të kualifikuar për realizimin e sinjalistikës vertikale rrugore.
  • Disponon paisje speciale dhe personel të kualifikuar për realizimin e sinjalistikës horizontale rrugore.
  • Disponon paisje speciale dhe personel të kualifikuar për montimin e barrierave metalike rrugore të sigurisë (Guard Rail)

Reparti i prodhimit të sinjalsitikës vertikale është një nga repartet më moderne me teknologjinë më të fundit në këtë fushë. Reparti me një sipërfaqe prej 500 m2 është konstruksion metalik i veshur me panele SW. Ambientet e brendehme janë te organizuara dhe të veshura me gips, dyshemetë janë me rezinë industriale dhe ndriçimi është LED 4500 K. me qëllim ruajtjen e kushteve strikte të teknologjisë (Temperatura 22oC – 27oC, Lagështia Relative RH60% – 70%) është instaluar sistem qendror kondicionimi, rregullues lageshtire dhe aspirator (Energy Recovery).

Proçesi teknologjik i prodhimit të sinjalistikës vertikale rrugore

a. Printimi

Printimi është proçesi bazë për prodhimin e çdo elementi të sinjalistikës. Forma, përmasat dhe ngjyrat, kompozohen në kompjuter, referuar Satandardeve të Kodit Rrugor. Proçesi realizohet nga Printer Durst RHO 163 TS, modeli mëi fundit i kësaj serie, prodhuar nga Durst Austria GMBH, i vitit 2020 me kapacitet prodhimi 50m²/h. Teknologjia e printimit është Digital Printing, UV Mode. Sistemi i ngjyrave është C (cyan), M (magenta), Y (yellow), K (key colour, black) ICC Profile, përfshirë dhe opsionin TS (Traffic Signs) me dy bojra ekstra R(red) & B(blue) të cilat përmbushin Standardin EN12899 dhe të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë për kolorimetrinë e Sinjalistikës Vertikale. Materialet që përdoren janë prodhim autentik retroreflektiv nga 3M, i prodhuar dhe çertifikuar sipas EN 12899.

Produktet e përdorura janë:

  • 4090 DG3 D3 white DS class RA3 sipas EN 12899 12 Years
  • 3930 HIP white DS class RA2 sipas EN 12899 10 Years
  • 7930 WHT AEGP digital printing class RA1 sipas EN 12899 7 Years

Bojrat e përdorura për printim janë gjithashtu 3M (uv inkjet ink).

Kalibrimi i printerit është realizuar nga Stafi Inxhinierik i Kompanisë 3M të cilët kanë trajnuar dhe çertifikuar Kompanine “SALILLARI shpk” si prodhues të Sinjalistikës Vertikale Rrugore, bazuar në kriteret EN 12899, gjithashtu dhe distributor i materialeve 3M. Printeri është gjithashtu i profilizuar për të printuar punime grafike në çdo lloj materiali, si për shembull: dru, metal, letër, apo adezivë të ndryshëm.

b. Laminimi

Laminimi (Veshja e produktit me shtresëmbrojtëse) është një proçes i cili realizohet nga Laminatori CREST TS 1600, prodhim i Crest Dutch Machineri B.V. Hollandë, i vitit 2020 me kapacitet prodhimi 150m2/h. Makineria përdor presion të lartë dhe temperaturë deri në 60˚C si parametra teknologjikë të nevojshëm për aplikimin e shtresës mbrojtëse të materialeve të printuara me teknologjinë Digital Printing UV Mode. Makineria mund të laminojë në materiale si dru, metal, letër apo adezivë të ndryshë Gjithashtu Laminatori është kalibruar nga Stafi Inxhinierik i Kompanisë 3M. Materialet që përdoren janë prodhim autentik për sinjalistikën rrugore nga 3M i prodhuar dhe çertifikuar sipas EN 12899. Produktet e përdorura janë:

  • 1140 Protiective film class RA1 sipas EN 12899
  • 1170 Antigraffiti film class RA3 & RA2 sipas EN 12899
  • 1160 Antigraffiti film Material qëpërdoret për fshirjen e grafikave të bëra kur produkti është i instaluar në rrugë.

Procesi i laminimit ka rëndësi të madhe pasi bën të mundur jetëgjatësinë e produktit dhe sakëtsinë e vlerave të kolorometrisë përcaktuar nga EN 12899.

Kalandrimi i profileve me Kalander CNC, 3 rvc ula.

c. Prerja

Prerja e produktit nëformatin përfundimtar realizohet nga makineria ZUND S3 L-1600, prodhim i Zund Swiss Cutting Systems, e vitit 2020, me kapacitet prerje 2m/s. Është një makineri universale e cila mund të përdoret për prerje në thellësi të paracaktuar me precizion 1/1000 e mm, prerje me kënd, prerje Bevel, shpim, frezim. Proçeset mund të realizohen në materiale si dru, metal, letër apo adezivë të ndryshë

d. Aplikimi

Aplikimi (Ngjitja e materialit retroreflektiv në tabelen metalike) është një proçes i cili realizohet nga aplikatori ROLLSROLLER 600-T (6000×1600) mm, prodhim i Rollroller Flatbed Applicator Sweden, prodhim i vitit 2020. Aplikatori ka dy rula aplikimi me presion deri në 10 Bar që mundëson ngjitjen e materialit në tabelën metalike sipas parametrave të prodhimit të paracaktuara nga prodhuesi 3M, dhe kërkesave të EN12899. Tabelat metalike janë të importuara nga vende të EU të shoqëruara me çertifikatat e produktit të cilat përmbushin kërkesat e EN 12899 dhe Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu dhe magazinimi i produktit realizohet sipas udhëzimeve dhe proçedurave të dhëna nga Stafi Inxhinierik i 3M.

Gjihtashtu dhe magazinimi i produktit realizohet sipas udhëzimeve dhe procedurave dhënë nga Stafi Inxhinierik I 3M.

Realizimi i instalimit të sinjalistikës vertikale rrugore

Realizimi i instalimit të sinjalistikës vertikale rrugore kryhet nga personel i kualifikuar, i cili realizon instalimin në kohë të shkurtër dhe me cilësi sipas kërkesave të EN 12899. Gjithashtu grupi është trajnuar nga stafi Inxhinierik i 3M për instalim korrekt sipas të gjitha parametrave Teknike të projektit dhe kërkesave të EN – 12899 si dhe Kodit Rrugor te Republikës së Shqipërisë.

REDL1737

Realizimi i instalimit të sinjalistikës horizontale rrugore

Realizimi i instalimit të sinjalistikës horizontale rrugore kryhet nga personel i kualifikuar, i cili realizon instalimin në kohë të shkurtër dhe me cilësi sipas kërkesave të EN 1436, për retrorefletkivitetin dhe parametrat kolorimetrike. Sinjalistika vertikale realizohet me makineri vijëzimi CMC ARL 90 Italy, e vitit 2020, me kapacitet prej 5km vijëzim në orë. Makineria përdor teknologjinë airless dhe spray dhe është e adoptueshme për të realizuar vijëzim me gjerësi deri në 70 cm. Materialet janë të importuara nga vende të EU të shoqëruara nga çertifikatat e produktit të cilat përmbushin kërkesat e EN 1436 dhe Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Realizimi i instalimit të barrierave metalike rrugore të sigurisë (Guard Rail)

Makineria që përdoret për instalimin e guard rail është Batipal i markës Pauselli 36.5 kW, i vitit 2018. Kapaciteti i instalimit të grupit është 1000 m guard rail në 8 orë, kjo falë pajisjes me rentabilitet dhe fleksibilitet të lartë për instalim si Hilti, Beta dhe Milwaukee.