PRODHIMI​

Në sektorin e prodhimit të kompanisë Salillari prodhohen varietete të shumëllojshme asfalti dhe betoni. Llojshmëria e betoneve varion sipas markave nga marka 150 deri në markën 600 sipas kërkesës. Sasia e prodhuar në një ditë shkon mesatarisht deri në 450 m3. Fabrika e betonit ka kapacitet maksimal prodhimi deri në 120 m3 në orë. Asfalti i prodhuar varion në tipet konglomerat, binder, tapet, dhe mikser. Kapaciteti maksimal i prodhimit të fabrikës së asfaltit është 120 ton në orë. Fabrika e asfaltit ka kapacitet maksimal prodhimi deri në 120 ton në orë. Asfalti prodhohet në intervale jo të rregullta në varësi të shtrimit të rrugëve dhe projekteve të ndryshme.

REPARTI I KONSTRUKSIONEVE METALIKE​

Në këtë repart prodhohen konstruksione metalike me mënyrat dhe makineritë më bashkëkohore të përpunimit te metaleve. Fusha e prodhimtarisë është e gjerë. Përfshin prodhimin e konstruksioneve të lehta dhe të rënda.

Proçeset e prerjes kryhen me makineri të gjeneratës së fundit. Disa nga makineritë e prerjes janë: Plasma Bevel CNC, Plasma Tub CNC, Laser CNC etj.

REPARTI I SINJALISTIKAVE DHE SIGURISË RRUGORE​

Reparti i Sinjalistikave dhe Sigurisë Rrugore është një nga repartet me teknologjitë më të reja në këtë fushë. Proçeset kryesore:

  1. Realizon prodhimin e elementeve te sinjalistikës vertikale rrugore.
  2. Disponon paisje speciale dhe personel të kualifikuar për realizimin e sinjalistikës vertikale rrugore.
  3. Disponon paisje speciale dhe personel të kualifikuar për realizimin e sinjalistikës horizontale rrugore.
  4. Disponon paisje speciale dhe personel të kualifikuar për montimin e barrierave metalike rrugore të sigurisë (Guard Rail)