MEKANIKA DHE TRANSPORTI​

Për realizimin me sukses të projekteve që zbaton, kompania “SALILLARI shpk” ka ndjekur një politikë konstante invenstimi për fuqizimin e vazhdueshëm të flotës së mjeteve të transportit si dhe të gërmimit të dherave. Është pikërisht kjo fuqi e madhe që ne kemi në dispozicion, që na mundëson të jemi në kuota të larta në tregun e punës.

Makinat e transportit janë kryesisht të markës Mercedes, prodhime të viteve të fundit dhe me kapacitete mbajtëse e transportuese nga 1,5 ton deri në 40 ton.

Makinat dhe germueset janë kryesisht të markës Caterpillar, të madhesive të ndryshme dhe të aftë për të punuar në të gjitha kushtet dhe terrenet.

Kompania ka në inventarin e saj rreth 450 njësi teknike të llojeve të ndryshme. Shërbimet teknike dhe riparimet e të gjitha mjteve tona realizohen me cikel të mbyllur nga kompania “SALILLARI shpk”. Gjithashtu Kompania “SALILLARI shpk” disponon: “Autorizim për Miratimin e Ofiçinës së Tahografit Analog dhe Dixhital në Transportin Rrugor”:

Mbështetur në aplikimin e shoqërisë “SALILLARI shpk”, për miratimin e ofiçinës së tahografit, të dorëzuar në përputhje me Udhezimin nr.  4, date 27.05.2014, inspektimit të kryer me Urdhër të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 290, datë 13.10.2020 vendos:

Mbajtësi i këtij autorizimi,

Emri i personit fizik ose juridik:  Shoqëria “SALILLARI shpk”,

Me adresë: Rruga e Vjetër Vore-Marikaj, km. l, godina 4, nr.5 Vorë

Administrator:  Lulzim Salillari

  1. a) Për miratimin si ofiçinë (qëndër teknike) e të gjithë operacioneve në tahografin analog dhe tahografin dixhital.
  2. b) Për kryerjen e të gjithë operacioneve në tahografin analog
  3. c) Për kryerjen e operacioneve të mëposhtme në tahografet dixhitale:

instalim, aktivizim, kalibrim, sipas kushteve të vendosura në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1054, date 22.12.2010 “Për miratimin e rregullores mbi pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor” si dhe Udhezimit nr. 04 datë 27.05.2014“Mbi kërkesat teknike dhe standardet e operimit të ofiçinës (qëndrës teknike) së autorizuar të tahografit”.