Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST THESARI

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune SPECIALISTI THESARI (TREASURY SPECIALIST).

PËRMBLEDHJE TË POZICIONIT:

Specialisti i Thesarit është përgjegjës për menaxhimin dhe monitorimin e transaksioneve financiare, likuiditetit dhe proceseve të pagesave në përputhje me politikat dhe proçedurat e kompanisë. Ky rol kërkon aftësi të forta analitike, saktësi dhe njohuri të thelluara mbi sistemet financiare dhe kontabilitetin.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Plotësimi i dokumentacionit për kryerje të pagesave të arkës sipas procedurës së kompanisë;
  • Rakordim ditor balancës dhe përditësim i regjistrimeve të transaksioneve në kontabilitet;
  • Regjistron në mënyrë kronologjike dokumentat dhe veprimet e arkës sipas departamenteve dhe të projekteve aktive;
  • Rakordon me Menaxherin e Financës për gjëndjen në arkë dhe alokimin sipas prioriteteve të kompanisë;
  • Zbaton aktivitetin e arkës dhe mbyll ҫdo ditë librin e arkës;
  • Detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i Financës;

KUALIFIKIMET DHE KRITERET E KËRKUARA:

  • Diplomë Universitare në Ekonomik/Finance/Kontabilitet);
  • Minimumi 4-5 vjet eksperiencë në biznes dhe/ ose kontabilitet;
  • Njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe paketës Office;
  • Të njohë mirë programet financiare /prioritet ka programi Navison;
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze;

AFTËSI INDIVIDUALE:

  • Aftësi analitike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi në përgatitje raportesh;
  • I orientuar drejtë objektivave;
  • Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera;

APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: 
hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?