Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST/E FINANCE

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune SPECIALIST/E I FINANCAVE.

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS:

Specialisti i Financave do të ndihmojë dhe mbështesë në regjistrimin e faturave të blerjes dhe shitjes, si dhe në procese të tjera që zhvillohen në Departamentin e Financave.

DETYRAT KRYESORE:

  • Përpunimi i faturave të shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal të zbatueshëm dhe procedurat e kompanisë.
  • Gjenerimi i faturave të blerjes nga sistemi Selfcare (fiskalizimi) dhe sigurimi i nënshkrimit të tyre nga departamenti përkatës.
  • Pajtimi i Librave të Shitjeve dhe Blerjeve, si dhe pajtimi i tyre me sistemin fiskal dhe atë financiar.
  • Pajtimi dhe kontrolli periodik i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme.
  • Përgatitja e pagesave për furnitorët dhe kreditorët e tjerë, përgatitja e dokumentacionit mbështetës për pagesa.
  • Raportim javor mbi ditarët e arkës dhe bankës, së bashku me dokumentacionin mbështetës dhe sigurimi që dokumentet e nevojshme të mos mungojnë.
  • Çdo detyrë tjetër e caktuar.

KRITERET E KËRKUARA PËR KANDIDATIN:

  • Të ketë arsim të lartë, Diplomë Bachelor në financë.
  • Të ketë dy vjet përvojë pune në kontabilitet, përbën përparësi përvoja e mëparshme e punës në një kompani ndërtimi.
  • Të ketë njohuri të mira të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit.
  • Të ketë Iniciativë, të jetë komunikativ dhe të ketë aftësi për të punuar si pjesë e ekipit.
  • Të ketë njohuri të mira të programeve financiare, NAVISION përbën përparësi.
  • Të ketë njohje të mirë të gjuhës angleze.

APLIKIMI:
Kandidatët e interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?