Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E PËR PROKURIMET E POROSIVE TË BLERJE/ FURNIZIMEVE

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E PËR PROKURIMET E POROSIVE TË BLERJE/ FURNIZIMEVE.

PËRSHKRIMI I PUNËS
Inxhinieri për Prokurimet e Porosive të Blerje/ Furnizimeve
 zbaton dhe ndjek proçedurën e prokurimit të porosive për blerje dhe furnizime.

DETYRAT KRYESORE:

  • Menaxhimi i mardhënieve me furnitorët e kompanisë dhe kërkimi i bashkëpunëtorëve të rinj.
  • Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të materialeve të kërkuara.
  • Përgatit analizën permbledhëse të ofertave të marra dhe kontrollon nëse ofertat përkatëse janë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të materialeve të kërkuara.
  • Bashkëpunon me departamentet/ zyrat e tjera për të saktësuar kërkesat.
  • Bashkëpunon me inxhinierët e kompanisë për plotësimin e kërkesave specifike.

KRITERET E KËRKUARA TË KANDIDATIT:

  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtim, Hidro, Infrastukturë) ose Inxhinierisë Ekonomike.
  • Të ketë eksperiencë punë mbi 3 vjet në prokurime.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe negociuese.
  • Të jetë përdorues i avancuar i programeve komputerike si Paketa OFFICE, Autocad, etj.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: 
hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion të nevojshëm në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?