Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E GJEOTEKNIK
DETYRAT KRYESORE:
- Mbledhja dhe analizimi i të dhënave gjeoteknike.
- Analizimi rreziqeve gjeologjike duke u siguruar që çdo faktor që ndikon në punimet inxhinierike te identifikohet dhe menaxhohet
- Këshillim për procedurat e kërkuara dhe përshtatshmërinë e materialeve të ndërtimit
- Përdorimi i programeve kompjuterike të specializuar për krijimin e modeleve analitike 2D dhe 3D
- Konsultimi i hartave gjeologjike dhe fotografive ajrore
- Asistimi në hartimin e strukturave të ndërtuara, duke përdorur programe kompjuterike ose llogaritje te specializuara
- Planifikimi i hetimeve të hollësishme në terren nepermjet sondimeve dhe analizave te mostrave
- Mbikëqyrja e hetimeve dhe formacioneve tokësore
- Këshillimi dhe testimi i një sërë materialesh ndërtimore duke përfshirë rërë, zhavorr, tulla dhe argjilë
- Analizimi i vendeve dhe projekteve për cështje të ndjeshme ndaj mjedisit, si vend depozitime etj.
KRITERET E KERKUARA:
- Të ketë kryer master professional, Dega Gjeoteknike, në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit.
- Të ketë mbi 5 vjet përvojë pune.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, çertifikuar mbi nivelin B2.
- Të zotërojë programet computerike teknike: CAD, SAP, etj..
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.