Tirane, ofrohet vend pune HSE – INSPEKTOR I SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune HSE – INSPEKTOR I SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË

DETYRAT KRYESORE:

· Përgjegjës për sigurinë teknike të objektit si dhe zbatimin e të gjitha standardeve që kërkohen si nga autoritetet shtetërore ashtu edhe ato private.
· Përgatit planin e sigurisë së objektit. Përcakton objektivat e projektit për HSE.
· Krijon listën standard të aseteve që i nevojiten kantiereve për realizimin e detyrave HSE dhe i vendos ato në preventivin e projektit.
· Standardizon proçeset dhe proçedurat e kontrolleve sipas kërkesave të OSHAS 18001 dhe ligjit për sigurimin teknik, i implementon dhe i kontrollon ato.
· Organizon mbledhjet e sigurisë mbi problematikat e kantierit.
· Shqyrton raportet që i vijnë nga kantieri.
· Inspekton proçeset dhe procedurat e punës për të bërë të mundur një praktikë pune të mirë për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

KRITERET KRYESORE:
· Të ketë Diplomë të Arsimit të Lartë, Degët Inxhinierike përbëjnë përparësi.
· Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
· Të ketë aftësi shumë të mirë në programet Microsoft Office.
· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
· Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese.
· Të ketë punuar me projekte të huaja brënda apo edhe jashtë vendit.
· Të jetë i pajisur me çertificatë të Përgjegjësit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (nga kompani të liçensura).
· Të ketë edhe çertifikime të tjera përgjatë karrierës si punonjës HSE që kanë lidhje me këtë fushë
· Të njohë mirë legjislacionin Shqipëtar për sigurinë dhe shëndetin në punë.
· Të ketë Leje Drejtimi të klasit B.

APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?