Tirane, ofrohet vend pune FINANCIER/E SENIOR

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune FINANCIER/E SENIOR.

DETYRAT KRYESORE:

  • Regjistrimi i dokumentacionit në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe të kryejë ndjekjen e tyre.
  • Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhëzimeve të Shefit të Financës.
  • Mbajtja e gjëndjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve dhe të kryejë rakordimin me kontabilitetin.
  • Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël.
  • Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, deklarimin e taksave/ TVSH-së, etj..
  • Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat, QKB, Bankat etj.
  • Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
  • Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
  • Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.

KRITERET KRYESORE:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Finance-Kontabilitet.
  • Të ketë njohuri të mira mbi programin financiar Navision ose një program të ngjashëm.
  • Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office (niveli i avancuar është një avantazh).
  • Të ketë mbi 10 vite përvojë pune, preferohet në industrinë e ndërtimit.
  • Të ketë aftësi të mira për të punuar në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.

APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?