Tirane, Kompania “SALILLARI shpk” kerkon te punesoje ARCHITECT SENIOR

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune ARCHITECT SENIOR.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Arkitekti ndjek në mënyrë periodike punimet e ndërtimit në terren me qëllim kontrollin e cilësisë së ndërtimit dhe zbatimin e projektit në përputhje me standardet e kërkuara.

DETYRAT KRYESORE:

  • Koordinon mbarevajtjen e projektit Arkitektonik me Projektin Konstruktiv dhe MEP dhe mbikqyr ne vazhdimesi bashkerendimin e tyre per realizimin e projektit definitive.
  • Për projektet ku nuk është projektues i veprës, bën verejtjet përkatëse dhe jep zgjidhje aty ku sheh parregullsi dhe problematika në projekt duke detajuar, projektuar ose modifikuar pjesë të ndryshme të projektit.
  • Verifikon zbatimin në terren të objektit në përputhje me detajet, specifikimet dhe standardet e projektit të miratuar.
  • Përpilon raporte mbi mënyrën e vendosjes së materialeve në objekt dhe njofton eprorët nëse konstaton mospërputhje.

KRITERET:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, Dega Arkitekturë.
  • Të ketë eksperiencë në projektim dhe në ndjekjen e projekteve komplekse.
  • Të zotërojë shumë mirë programet: Revit, AutoCad dhe programet e përpunimit grafik.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë vullnet për të mësuar dhe rritur profesionalisht. Të jetë proaktiv, fleksibël, dhe i aftë për të punuar në grup.

APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, shoqëruar me Portfolio (max 10 projekte) në adresën e-mail: hr@salillari.al
, ose të kontaktojnë, për çdo paqartësi, në numrin e telefonit: +355682055689
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?