Objekti: “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 1”
Autoritet Kontraktor: Autoriteti Rrugor Shqiptar
Vlera e objektit: 2 129 438 058 Leke me TVSH
Objekti ka per qellim ndertimin e nyjes me te rendesishme hyrese/dalese per qytetin e Tiranes, qe frekuentohet nga nje trafik shume i larte automjetesh te tonazheve te ndryshme. Ne menyre qe te realizohet qarkullim sa me i shpejte automjetesh dhe mos krijim I rradheve te gjata te trafikut, objekti ndertohet me 5 galeri nentokesore ne 3 nivele dhe nje kryqezim ne nivelin rrugor te kontrolluar me semafor.
Me konkretisht shpjegimi I akseve qe do te ndertohen eshte si me poshte:
Akset rrugore niveli nentokesore
- Galeria 1 e rruges me gjatesi rreth 640m, eshte aksi i rruges kryesore i cili vjen nga Unaza e peste Jugore dhe shkon drejt Unaza e peste Veriore (me drejtimin nga mbikalimi i Shkolles Teknologjike drejt ish Sheshi Shqiponja). Ky aks rrugor fillon ne nivelin e rruges egzistuese dhe kalon nentoke nepermjet nje strukture me mure mbajtes ne forme U, te cilet pasi behet ulja e mjaftueshme ne kuote, e kalojne ne galeri te mbuluar me gjatesi 97.5m.
- Galeria 2 e rruges me gjatesi rreth 650m, eshte aksi i cili ben te mundur lidhjen e trafikut rrugor qe vjen nga Durresi dhe shkon drejt Unaza e peste Veriore. Ky aks rrugor fillon ne nivelin e rruges egzistuese dhe kalon nentoke nepermjet nje strukture me mure mbajtes, te cilet pasi behet ulja e mjaftueshme ne kuote, e kalojne ne galeri te mbuluar me gjatesi 350.9m.
- Galeria 3 e rruges me gjatesi rreth 565m, eshte aksi i cili ben te mundur lidhjen e trafikut rrugor qe vjen nga Unaza e peste jugore dhe shkon drejt Durresit. Ky aks rrugor fillon ne nivelin e rruges egzistuese dhe kalon nentoke nepermjet nje strukture me mure mbajtes, te cilet pasi behet ulja e mjaftueshme ne kuote, e kalojne ne galeri te mbuluar me gjatesi 264.5m.
- Galeria 4 e rruges me gjatesi rreth 460m, eshte aksi i cili ben te mundur lidhjen e trafikut rrugor qe vjen nga Unaza e peste Veriore dhe shkon drejt Durresit. Ky aks rrugor fillon ne nivelin e rruges egzistuese dhe kalon nentoke nepermjet nje strukture me mure mbajtes, te cilet pasi behet ulja e mjaftueshme ne kuote, e kalojne ne galeri te mbuluar me gjatesi 191m.
- Galeria 5 e rruges me gjatesi rreth 407m, eshte aksi i cili ben te mundur lidhjen e trafikut rrugor qe vjen nga Durresi drejt Unaza e peste Jugore. Ky aks rrugor fillon ne nivelin e rruges egzistuese dhe kalon nentoke nepermjet nje strukture me mure mbajtes, te cilet pasi behet ulja e mjaftueshme ne kuote, e kalojne ne galeri te mbuluar me gjatesi 165m.
Akset rrugore niveli rruga ekzistuese
- Aksi 7a i rruges me gjatesi rreth 322m, eshte aksi i cili ben te mundur lidhjen e trafikut rrugor qe vjen nga Durresi drejt Tiranes Qender dhe aksi 7b me gjatesi rreth182m ben lidhjen e trafikut nga Tirana Qender drejt Durresit. Keto akse jane mbi nivelin e tokes dhe kalojne ne kryqezim qe rregullohet nepermjet semaforeve.
- Aksi 8 i rruges me gjatesi rreth 365m+231m, eshte aksi i cili ben te mundur lidhjen e trafikut rrugor qe vjen Unaza e peste Jugore drejt Unaza e Peste Veriore. Eshte nje kalim i cili eshte mbi nivelin e Tokes dhe shkon ne kryqezim ku rregullohet kalimi me semafor.
- Aksi 9 i rruges me gjatesi rreth 398m+237m, eshte aksi i cili ben te mundur lidhjen e trafikut rrugor qe vjen Unaza e peste Veriore drejt Unaza e Peste Jugore. Eshte nje kalim i cili eshte mbi nivelin e Tokes dhe shkon ne kryqezim ku rregullohet kalimi me semafor
- Aksi 10 i rruges me gjatesi rreth 364m, eshte aksi i cili ben te mundur kalimin nga Kryqezimi ne nivelin e rruges drejt Durresit.
- Aksi 11 i rruges me gjatesi rreth 193m, eshte aksi i cili ben te mundur kalimin nga Kryqezimi ne nivelin e rruges drejt Qendres se Tiranes
- Aksi 12 qendror i rruges, eshte aksi i cili ben te mundur kalimin ne Kryqezimin ne nivelin e rruges
E gjithe vepra ndricohet dhe sistemohet me sinjalistiken e nevojshme horizontale dhe vertikale ne perputhje me standartet ne fuqi.