Kompania “SALILLARI shpk” përfundon punimet për rikonstruksionin e 5 konvikteve në Qytetin Studenti!
30.10.2024
Në “Qytetin Studenti” kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin i pesë godinave të fazës së parë të projektit të përbashkët mes qeverisë gjermane dhe Bashkimit Europian.
Në ceremoninë e përurimit mori pjesë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, Ambasadori i BE-së në Tiranë, z.Silvio Gonzato, I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Gjermane, z.Thilo Schroeter dhe Përfaqësuesi i Bankës Gjermane për Zhvillim KFW, z.Stephan Opitz.
Gjatë ceremonisë së përurimit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, ndër të tjera u shpreh: ”Investimi në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane ofron një realitet të ri për studentët. I jam shumë mirënjohës KFW dhe Qeverisë Gjermane për mbështetjen financiare në realizimin e këtij projekti, që ka transformuar si nata me ditën konviktet e studentëve, duke përmirësuar jo vetëm kushtet për jetesë dhe studim, por edhe efiçencën e energjisë së godinave”.
Ky është një investim i Qeverisë Gjermane përmes KFW dhe BE, nëpërmjet Instrumentit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, nisur tri vite më parë, i cili do t’u përmirësojë cilësinë e jetesës në konvikte mbi 3000 studentëve në Tiranë.
Ndërkohë punimet vazhdojnë për sistemimet e ambienteve të jashtme në Qytetin Studenti.