Nis puna për rehabilitimin e 5 konvikteve aktuale në Qytetin Studenti!

Nis puna për rehabilitimin e 5 konvikteve aktuale në Qytetin Studenti!

Në një ceremoni të përbashkët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ambasadori gjerman Peter Zingraf, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dhe Drejtoresha e Zyrës së KFW-së në Shqipëri, Brit Horschke, dhanë lajmin e mirë për rinovimin me efiçencë energjetike të 5 konvikteve të Qytetit Studenti me standarde europiane.

Projekti siguron financim nga qeveria gjermane, përmes Bankës për Zhvillim KFW, dhe nga Bashkimi Evropian, përmes Instrumentit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, nga i cili do të përfitojnë 4.700 studentë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?