Kompania “SALILLARI shpk” përfundon punimet e projektit për Rikonstruksionin e Bazës Ajrore të Kuçovës, për dy kontratat: “Restaurimi i Kullës së Kontrollit, Sigurimi i Objekteve të reja të municioneve dhe Stacioni i Zjarrfikses” dhe “Restaurimi i pistës – Sigurimi i avionëve, platformës së parkimit, armatimi/çarmatimi i avionëve, mirëmbajtje dhe inspektim i platformës së parkimit, platformës së motorrëve; Testimi dhe rivendosja e ndriçimit të fushës së aviacionit”, Baza Ajrore e Kuçovës do të vihet në dispozicion të NATO-s, për të cilën NATO ka investuar afërsisht 50 milionë euro. Këto punime kanë nisur në Janar të vitit 2022 dhe ky projekt u përurua në datën 4 mars 2024.
Gjatë ceremonisë së përurimit, ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit dhe Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Forcave të Armatosura Arben Kingji dhe zyrtarë të lartë të NATO-s. Gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte dhe i dërguari me punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisnes, i cili u shpreh se Shqipëria ka një rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.