Në kuadër të programit të bashkisë Tiranë, për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019, kompania “Salillari Sh.p.k” është kualifikuar dhe ka fituar konkursin për ndërtimin e godinës 15A/3 në zonën 5 Maj, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 11457,5 m2. Numri total i apartamenteve në këtë godinë është 61 nga të cilët 17 apartamente 1+1, 29 apartamente 2+1 dhe 15 apartamente 3+1.
Punimet kanë ecur me ritme të larta dhe në përputhje me grafikët e përcaktuara nga bashkia Tiranë. Deri më tani ka përfunduar godina dhe u janë dorëzuar banorëve dy seksione, të cilët janë të aksesueshme në shkallë të vecanta dhe me ashensorët përkatës.
Dorëzimi i banesave u bë në datën 31 dhjetor 2021 nga kryeministri, zoti Edi RAMA.