PËRSHKRIM PUNE:ADMINISTRUES/E – MENAXHUES/E REZIDENCE PRIVATE
QËLLIMI I POZICIONIT:
Të sigurojë funksionimin e përditshëm, efikas dhe të organizuar të një rezidence private duke menaxhuar personelin ndihmës, koordinuar shërbimet dhe mirëmbajtur standardet e larta të pastërtisë, sigurisë dhe komoditetit për anëtarët e familjes.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Menaxhimi i plotë, koordinimi dhe mbikqyrja i të gjithë stafit të rezidencës (pastrim, kuzhinë, kopsht, siguri etj.).
- Hartimi i orareve të stafit dhe kontrolli i performancës së tyre.
- Sigurimi që ambientet e rezidencës të jenë gjithmonë në gjendje të shkëlqyer.
- Menaxhimi i furnizimeve të nevojshme për shtëpinë: porositje, inventar dhe buxhetim.
- Komunikimi dhe bashkëpunimi me shërbime të jashtme (kompani mirëmbajtjeje, sigurimi, teknikë etj.).
- Organizimi i udhëtimeve ose ngjarjeve familjare, sipas kërkesës së pronarëve.
- Menaxhimi i buxhetit të shtëpisë, shpenzimeve dhe raportimi financiar periodik.
- Sigurimi i standardeve të larta të diskrecionit dhe konfidencialitetit për jetën private të familjes.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË:
- Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në ambiente rezidenciale hoteleri e nivelit të lartë.(minimumi 2–3 vjet).
- Aftësi të shkëlqyera menaxhimi dhe organizimi.
- Njohuri bazë financiare dhe administrimi.
- Aftësi për të udhëhequr dhe motivuar një ekip shërbimi.
- Diskrecion, profesionalizëm dhe etikë e lartë pune.
- Aftësi të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe preferohet njohja e gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të huaj.
- Referenca të besueshme nga punëdhënës të mëparshëm.
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë