Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
Kompania “SALILLARI shpk” kërkon të punësojë INXHINIER GJEODET
DETYRAT KRYESORE:
Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni pune, është realizimi i detyrave për zbatimin e rilevimeve topografike speciale që kerkojnë mjete dhe organizim të vecantë, punime topogjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike; rrjeta mbështetëse dhe qëndrueshmëri terrenesh, si dhe përpunime volumesh.
KRITERET KRYESORE:
- Të ketë diplomë për Inxhineri Ndërtimi: Gjeodezi.
- Të njohë dhe të punojë programet Gjeodezike, AutoCad, Microsoft Office.
- Të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në fushën e Gjeodezisë, Krahasim përpunim volumesh. Preferohet të ketë experiencë në përdorimin e Instrumentit Top Con (Trimble, Laika, etj.), Zbatimin e rrugëve, Rilevim, Projektim.
- Të zotërojë gjuhën angleze
- Të zotërojë patente klasi B
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [B][I]hr@salillari.al[/I][/B], ose të kontaktojnë për çdo numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.