INXHINIER GJEOLOG

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER GJEOLOG.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Inxhinieri Gjeolog zbaton projektin që do ti ngarkohet nga eprori me përpikmëri maksimale në përputhje me rregulloren e sigurimit teknik, procedurat e punës dhe legjislacioni në fuqi.

DETYRAT KRYESORE:

  • Kryen punet me lëndë plasëse me urdhër pune të lëshuar nga Drejtuesi Teknik.
  • Kryen punime me lëndët plasëse në përputhje me pasaportën teknike ose projektin teknik të shpim-plasjes dhe rregulloren e Sigurimit Teknik.
  • Drejton veprimtarinë e punimeve kapitale nëntokësore për infrastrukturën rrugore, si dhe objekte të tjera me karakter civil.

KRITERET E KËRKUARA:

  • Të ketë përfunduar Fakultetin Inxhinieri Gjeologjike dhe Miniera.
  • Të ketë eksperiencë pune të paktën 10 vite.
  • Të zotërojë Leje Profesionale ne fushen e veprimtarise minerare, shfrytëzim dhe përpunim mineralesh.
  • Të ketë eksperiencë në plasje.
  • Të ketë njohje të shkëlqyera organizative, duke përfshire aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
  • Aftësi për të koordinuar punën, projektet përkatëse dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë.

APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail:hr@salillari.al ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?