Tirane, Kompania SALILLARI shpk kërkon të punësojë EKONOMIST – MAGAZINIER

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, prodhimi i Materialeve Ndërtimore, punime të tjera inxhinierike, punime në Port Detar, Aeroport, punime Industriale dhe Ndërtimore, projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune EKONOMIST – MAGAZINIER.

DETYRAT KRYESORE:

  • Regjistron brënda ditës të gjitha faturat e blerjes me hyrje në magazinë.
  • Rakordon faturën e mallit të blerë me artikujt qe vijnë fizikisht në magazinë duke mbajtur përgjegjësi për krahasimin e sasive të shënuara në faturë me sasitë e mallit fizik, dhe nese ka diferenca ploteson process verbalin dhe ja drejton Shefit te Finances dhe furnitorit.
  • Regjistron në sistemin financiar çdo kartelë artikulli duke plotësuar të gjitha fushat me informacionin e duhur.
  • Kryen me përgjegjësi transferimin e artikujve në objektet brënda kompanisë duke u kujdesur për plotësimin e dokumentit në menyrë të saktë sipas rregullave të kompanisë.
  • Kryen daljet e artikujve nga magazina gjithmonë pas kërkesës që do të ketë marrë në formë zyrtare.
  • Mban në një regjistër magazine të gjitha daljet e veglave të punës dhe paisjeve që do të merren për përdorim duke dokumentuar emrat përkatës si edhe destinacionet.
  • Mban nën kontroll që gjendja e artikujve të mos kalojë me gjëndje negative.
  • Mban përgjegjësi për dokumentimin e të gjitha lëvizjeve të artikujve të magazinës.
  • Mban përgjegjësi për sasinë e artikujve kontabël dhe fizik të cilët duhet të jenë gjithmonë të barabartë.
  • Mban përgjegjësi për lëvizjen e artikullit fizikisht dhe në programin financiar.
  • Merr pjesë në inventaret e kompanisë.
  • Merr përsipër çdo detyrë tjetër që do ti ngarkohet në varësi të nevojave urgjente të kompanisë.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

  • Të ketë arsim të lartë, degë Ekonomike.
  • Të ketë mbi dy vjet experience pune.
  • Mosha jo më shumë se 40 vjeç.
  • Të përdorë programet baze Microsoft Office.
  • Të njohë programet financiare, Navision përbën përparësi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira te gjuhës angleze.

APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?