Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST LABORATORI

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.

“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune SPECIALIST LABORATORI.

PËRSHKRIMI I PUNËS:
SPECIALIST LABORATORI
 ka si detyrë kryerjen e testimeve të materialeve të ndërtimit dhe sigurimin për prodhimin e tyre (Beton, Asfalt, Inerte dhe materiale rrugore) konform me procçedurat teknike dhe standardet përkatëse.

DETYRAT KRYESORE:

  • Përgjegjës për kryerjen e provave në terren dhe në laborator që lidhen me inertet, betonin, asfaltin dhe materialeve rrugore.
  • Përgjegjës për kryerjen e provave sipas procedurës së provës dhe standardit përkatës.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe funksionimin normal të aparaturave dhe të ambjetit të laboratorit.

KRITERET E KERKUARA:

  • Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Gjeologjike ose së Minierave.
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune.
  • Të ketë aftesi të mira organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosje prioritetesh.
  • Aftësi për të koordinuar punën, projektet përkatëse dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë.
  • Të jetë i paisur me Leje Drejtimi, klasi B.

APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: 
[B][I]hr@salillari.al[/I][/B], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?