Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E MEKANIK për PROJEKTIM.
Inxhinieri Mekanik do te jete pjese e departamentit te projektimit si pjese e skuadrës MEP. Raporti zyre/kantier do te jete 80/20. Pozicioni kërkon qe te arrihet cilësi ne projektimin e impianteve mekanike, dhe kërkon njohuri te mëparshme me një eksperience 2-5 vjeçare. Departamenti i projektimit i përfshin te gjitha disiplinat e tjera te ndërtimit, dhe jep mundësi shume te mira konsultimi dhe përmirësimi te njohurive ne ndërtim. Gjithashtu jepet mundësia e qe pas projektimit te studiohet zbatimi i këtij projekti nga afër ne kantier.
DETYRAT KRYESORE:
- Njeh bazat inxhinierike te sistemeve HVAC.
- Punon dosjen teknike te një objekti te përberë nga Miratimet e Materialeve, Librezat e Masave, As Built lidhur me disiplinën Mekanike.
- Projekton/Asiston ne projektimin e impianteve Mekanike ne varësi te detyrës se projektimit.
- Përzgjedh impiantet pas prokurimit te tyre. (Tipologjisë se pajisjeve, fuqisë, përshtatshmërisë etj.). Sistemet qe preferohet te ketë eksperience :
- Sisteme VRF
- Sisteme Multisplit/Split
- Sisteme Ventilimi
- Sisteme Chiller
- Kryen llogaritjet e nevojshme per projektimin e impianteve si p.sh llogaritje te ngarkesave termike, llogaritje te rënieve te presionit ne kanalet e ventilimit.
- Aftësi shume te mira ne AutoCAD, Microsoft Excel. (Revit dhe Autocad MEP përbejnë përparësi).
- Te zoteroje gjuhen Angleze.
KRITERET DHE AFTESITË KRYESORE:
- Të ketë diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Dega Energjitikë ose Inxhinieri Mjedisi, Drejtimi Energjitike.
- Të njohë dhe të punojë në programin Microsoft Office, AutoCad, Revit, etj.
- Të ketë njohuri mbi normat dhe standardet e projektimit.
- Të ketë mbi 2 vite experiencë në projektim.
- Të zotërojë gjuhën angleze.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.