Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E PROKURIMESH
DETYRAT KRYESORE
- Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të tenderit.
- Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra dhe kontrollon nëse ofertat përkatëse janë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të tenderit
- Zhvillon dhe implementon politikat dhe procedurat e prokurimit.
- Përgatit dokumentat për tenderat apo mënyrat e tjera që do të kontaktojë me furnitorët potenciale.
- Përgatit dhe ruan dosjen e dokumentacionit të prokurimit.
- Bashkëpunon ngushtë me Departamentin Juridik, në lidhje me tenderat dhe prokurimet.
- Plotëson dhe mirëmban dokumentat e nevojshem teknike, të kompanisë, për pjesëmarrjen në tendera.
- Bashkëpunon me inxhinierët e kompanisë për ploteëimin e kërkesave specifike për tu plotësuar në tender.
- Harton dhe modifikon dokumentat teknike të kërkuar në tender si:
- Metodologjine e punimeve.
- Grafikun e punimeve.
- Planin e menxhimit të sigurisënë kantier (HSE Plan) në bashkëpunim me departamentin e HSE të kompanisë.
- Planin e monitorimit dhe kontrollit të cilësisë (QA/QC Plan).
- Planin e monitorimit dhe ndikimit në mjedis (ESHS Plan) në bashkëpunim me Inxhinierët e mjedisit të kompanisë.
- Përzgjedh kontratat e ngjashme të cilat janë ekzekutuar nga kompania dhe kontrollon përputhshmërinë e tyre me tenderat përkates
- Analizon dhe zbërthen volumet e kërkuara si kërkesa specifike në tendera referuar kontratave te ngjashme.
KRITERET E KERKUARA
- Të ketë Diplomë Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtim, Hidro, Infrastukturë).
- Eksperiencë pune mbi 5 vjet në prokurime.
- Aftesi shumë të mira organizative, komunikuese dhe negociuese.
- Të jetë përdorues i avancuar i programeve komputerike si Paketa OFFICE, Autocad, etj.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.Njohja e gjuhes Italiane është plus.
- Të njohë mire Dokumentacionin Teknik të tenderimit, si: Grafik punimesh, Metodologji punimesh, HSE plan, QA/ QC plan
- Të jetë e paisur me Leje Drejtimi, Klasi B.
APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.