Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune FINANCIER/E.
DETYRAT KRYESORE:
- Regjistrimi i dokumentacionit në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe të kryejë ndjekjen e tyre
- Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhëzimeve të Shefit të Financës.
- Mbajtja e marrëdhënieve dhe rakordimi me klientët, furnitorët.
- Mbajtja e kartelave të debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile.
- Mbajtja e gjëndjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve dhe të kryejë rakordimin me kontabilitetin.
- Ndjekja e shpenzimeve të aktiviteteve dhe kartelave për çdo llogari të shpenzimeve
- Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël.
- Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, deklarimin e taksave/ TVSH-së, etj..
- Përgatitja e dokumentacionit financiar.
- Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat, QKB, Bankat etj.
- Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
- Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
- Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
KRITERET KRYESORE:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik.
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve financiare.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Office.
- Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune, preferohet në sektorin e ndërtimit.
- Të jetë e aftë të punojë në grup.
- Mosha e preferuar, deri 45 vjeç.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.