Tirane, ofrohet vend pune RECEPSIONISTE

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune RECEPSIONISTE

DETYRAT KRYESORE:

  • Ndjek proçedurat e menaxhimit të protokollit dhe të arkivës
  • Njofton personelin për mbërritjen e vizitorëve dhe të postës.
  • Mirëmban sistemin e sigurisë dhe telekomunikacionit.
  • Informon vizitorët duke iu përgjigjur ose referuar pyetjeve.


KRITERET E KËRKUARA:

  • Njohje e mirë e gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Të ketë arsim të lartë.
  • E motivuar për punë.
  • Të përdorë programet komputerike Microsoft Office.
  • Të ketë eksperiencë në profilin e recepsionit.


APLIKIMI:

Kandidatet e interesuarara mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?