Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER TOPOGRAF PER INFRASTUKTURE

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER TOPOGRAF PER INFRASTUKTURE

DETYRAT KRYESORE

Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni pune, është realizimi i detyrave për zbatimin e rilevimeve topografike speciale që kerkojnë mjete dhe organizim të vecantë, punime topogjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike; rrjeta mbështetëse dhe qëndrueshmëri terrenesh, si dhe përpunime volumesh.
KRITERET E KËRKUARA

  • Të ketë diplomë për Inxhineri Ndërtimi: Topografi
  • Të njohë dhe të punojë programet Topografike, AutoCad, Microsoft Office
  • Të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në fushën e Topografisë, Krahasim përpunim volumesh. Preferohet të ketë experiencë në përdorimin e Instrumentit Top Con (Trimble, Laika, etj.), Zbatimin e rrugëve, Rilevim, Projektim.
  • Të zotërojë gjuhën angleze
  • Të zotërojë patente klasi B

APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?