Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER MEKANIK – TERMOTEKNIK

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER MEKANIK (TERMOTEKNIK)

PERSHKRIMI I PUNES

  • Supervizon zbatimin e projekteve të sistemit HVAC.
  • Bashkëpunon me Menaxherët e Projektit dhe Inxhinierët e Ndërtimit për të krjiuar apo modifikuar pararametrat e projektimit të sistemit HVAC.
  • Ndjek dhe merr pjesë në mënyrë të vazhdueshme në procesin e përgatitjes së preventivave të punimeve, kohën në të cilën do të realizohet dhe stafi që do punojë.
  • Liston në mënyrë të detajuar materialet dhe paisjet mekanike që nevojiten për projektin, për të cilat zhvillohet proçesi i tenderimit dhe i prokurimeve.
  • Analizon sistemet dhe pajisjet e HVAC kur është e nevojshme për të gjetur keqfunksionime ose jo efikasitet dhe krijon zgjidhje të përshtatshme për të optimizuar performancën dhe për të rritur efikasitetin e operimit.
  • Realizon proçedurat e testimit të projektimit dhe pajisjeve të kontrollit për të vlerësuar me saktësi produktet dhe për të identifikuar fushat që kërkojnë modifikime dhe testime të mëtejshme.
  • Përgatit ose kordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko – ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase.
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
  • Kujdeset për të siguruar mirëmbajtien periodike të sistemit të instalimeve mekanike gjatë fazës të shfrytezimit.
  • Përpilon dhe koordinon punën për pergatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve mekanike.
  • Përgatitja e dosjes për lejet në institucionet përkatëse, në kohën e duhur.
  • Ndjek punimet e projekteve dhe plani MNZ.

KRITERET E KERKUARA

  • Të ketë Diplomë Master në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (profili Industri).
  • Të përdorë mirë programet: Microsoft Office, Project, Autocad, Sap, Etap.
  • Mosha e kërkuar deri 45 vjeç.
  • Të ketë mbi 1 vit eksperiencë.
  • Të njohë gjuhën angleze në nivel të lartë.
  • Të jetë i pajisur me Leje Drejtimi, kategoria B.

APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?