Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER KOSTOIST

Kompania “SALILLARI shpk” kërkon të punësojë INXHINIER KOSTOIST

Përshkrimi i Punës
Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë perodike në degën teknike dhe financë, hartimin e preventivave dhe cmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë.

Detyrat kryesore

• Përgatitja e situacioneve mujore, librezës së masave, analizes së cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve te nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
• Rakordimi mujor me departamentin e financës për inventarët, gjëndjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
• Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për punimet që kryen vetë kompania.
• Kontrolli i preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit.
• Ndjekja e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, në bashkëpunim me Zyrën Teknike.
• Raportimi i kostos së objekteve në bashkëpunim me Departamentin e Financës.
• Përgatitja e preventivave të paketave tenderuese te kompanise.
• Rishikim i analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.
• Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor.
• Kontrolli të tregut për çmime të dhëna nga kontraktoret dhe nën-kontraktorët.
• Asistence në përgatitjen e Buxhetit mujor, Cost raport dhe Cash Flow, të punimeve.
• Kontrolli mujor fizik i Inventarëve për materialet ne objekte.
• Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet
dhe rakordimet përfundimtare.

Kriteret e aplikantit

  • Të ketë diplomën e Inxhinierit (Master) në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë në fushën e mbajtjes së kostos në ndërtim.
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, autocad, etj.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Kandidatet e interesuar mund te dergojne C.V. e tyre tek adresa e-mail: hr@salillari.al, ose te kontaktojne per informacion tek numri telefonit: +355 68 20 55 689.
Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhura nga C.V.-ja, do te kontaktohen per interviste.

Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?