Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER HIDROTEKNIK

Kompania “SALILLARI Sh.p.k” Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë. përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER HIDROTEKNIK

PËRSHKRIMI I POZICIONIT
Inxhinieri Hidroteknik ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve hidraulike në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri në fazën e dorëzimit të objektit.

DETYRAT KRYESORE

  • Ndjek ecurinë e punimeve hidraulike në faza, që nga projekti deri në kolaudimin përfundimtar.
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupit të hidraulikeve.
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
  • Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko-ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase.
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit.

KRITERET E KËRKUARA

  • Të ketë Diplome Master në Fakultetin e Inxhinierisë Hidroteknike
  • Të njohë gjuhën angleze në nivel të lartë
  • Të përdorë mirë programet: Microsoft Office, Project, Autocad.Sap. Etap
  • Mosha e kërkuar deri 45 vjeç.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë.
  • Të jetë i pajisur me Leje Drejtimi, kategoria B

APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Cel. : +355682055689

Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?