Tirane, ofrohet vend pune FINANCIER LOGJISTIKE

Kompania “SALILLARI shpk”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune FINANCIER LOGJISTIKE

DETYRAT KRYESORE DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Përgatit pagat e Departamentit Logjistik.
  • Monitoron kostot e transportit dhe mirëmbajtjes për çdo mjet.
  • Ndjek orët e punës për çdo mjet të kompanisë si dhe Km e përshkruara.
  • Raporton rendimentin e mjeteve në lidhje me volumet reale të konsumit.
  • Propozon masa për uljen e kostos dhe përmirësimin e cilësisë së punës.
  • Mbikqyr asetet në infrastrukturën logjistike.
  • Propozon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi për çdo mjet në bazë të rendimentit dhe kostos.
  • Organizon dhe bashkërendon aktivitetin e tij me Departamentet e tjera.
  • Raporton për detyrat e tij çdo muaj, sipas nevojës.
  • Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura.
  • Raporton shpenzimet mujore për Departamentin e Logjistikës dhe Ofiçinës
  • Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga eprorët.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

  • Të ketë Diplomë Master në Fakultetin e Ekonomisë.
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e logjistikës ose në sektorin e ndërtimit.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosjen e prioriteteve.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë në këte profil pune.
  • Të njohë gjuhën angleze mbi nivelin B.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
  • Të jetë mbi 35 vjeç.
  • Të jetë i paisur me Leje drejtimi klasi B

APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?