Tirane, Kompania “SALILLARI shpk” kerkon te punesoje MENAXHER CILESIE

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune MENAXHER CILËSIE (QA/QC)

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TE PUNES DHE DETYRAT KRYESORE
Menaxheri i Cilësisë është përgjegjës për:

  • Hartimin Monitorimin dhe Implementimin proçedurave dhe Sistemit të Cilësisë së kompanisë në terren.
  • Përgjegjës për dokumentat e QA/QC të projektit duke përfshirë certifikatat, rezultatet e testit, kërkesat e inspektimit, raportet e mospërputhjes, udhëzimet në vend, miratimet e materialeve dhe dokumente të tjera të rëndësishme të QA/QC.
  • Realizimin e punës në përputhje të specifikimeve kontraktore.
  • Koordinon dhe programon në kohë testimet në terren dhe inspektimet mbi performancën lidhur me sigurimin & kontrollin e cilësisë (QA/QC).
  • Dokumenton, monitoron, ndjek dhe ben koordinimin e të gjitha raporteve të testeve Laboratorike.
  • Marrjen pjesë në auditin e brëndshëm dhe të jashtëm të kantierit.
  • Koordinimin e të gjitha inspektimeve të cilësisë nëpërmjet inspektorëve të cilësisë në kantier.
  • Bën të mundur që dokumentacioni i kontrollit të cilësisë është i bërë gati për tu bashkëngjitur librezës së masave.
  • Realizimin e instruksioneve të cilësisë dhe veprimet korrigjuese në rast jo konformiteti.

KRITERET E KËRKUARA

  • Të ketë mbaruar Dipllomën Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Profili Infrastrukturë ose Strukturist.
  • Të zoterojë shumë mirë gjuhën angleze.
  • Të përdorë shumë mirë programin AutoCAD dhe paketën M. Office.
  • Mosha e kërkuar: deri 45 vjeç.
  • Të ketë mbi 5 vjet experiencë si QA/QC.
  • Të jetë i paisur me Leje Drejtimi klasi B

APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?