Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER NDËRTIMI në ZBATIM.
PERSHKRIMI I POZICIONIT
Inxhinieri i Ndërtimit ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri ne fazen e dorëzimit të objektit.
DETYRAT KRYESORE
- Shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
- Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit që do të ndërtohet dhe ben vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi.
- Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim.
- Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet.
- Merr pjesë në të gjitha matjet qe kryhen për volumet dhe mban proçes verbalet përkatese.
- Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve.
- Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kërkohet.
- Harton në mënyrë të vazhdueshme librezën e masave për punimet që kryhen.
- Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të projektit.
- Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër.
- Kërkon që të gjitha materialet që vijnë në objekt të jenë të shoqëruara me çertifikata origjine dhe cilësie konform specifikimeve teknike.
KRITERET E KERKUARA
- Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit, Profili Infrastukture.
- Të njohë gjuhën angleze ne nivel te larte (me çertifikatë).
- Të njohë programet komputerike Microsoft Office, Project, Autocad, Sap, Etap.
- Mosha e kërkuar deri 45 vjeç.
- Të ketë mbi 5 vjet eksperience.
APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.