Tirane, Kompania “SALILLARI shpk” kerkon te punesoje INXHINIER MEKANIK – HVAC

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER MEKANIK (HVAC)

PËRSHKRIMI I PUNËS

Supervizon zbatimin e projekteve të sistemit HVAC.
Bashkëpunon me Menaxherët e Projektit dhe Inxhinierët e Ndërtimit për të krjiuar apo modifikuar pararametrat e projektimit të sistemit HVAC.
Ndjek dhe merr pjesë në mënyrë të vazhdueshme në procesin e përgatitjes së preventivave të punimeve, kohën në të cilën do të realizohet dhe stafi që do punojë.
Liston në mënyrë të detajuar materialet dhe paisjet mekanike që nevojiten për projektin, për të cilat zhvillohet proçesi i tenderimit dhe i prokurimeve.
Analizon sistemet dhe pajisjet e HVAC kur është e nevojshme për të gjetur keqfunksionime ose jo efikasitet dhe krijon zgjidhje të përshtatshme për të optimizuar performancën dhe për të rritur efikasitetin e operimit.
Realizon proçedurat e testimit të projektimit dhe pajisjeve të kontrollit për të vlerësuar me saktësi produktet dhe për të identifikuar fushat që kërkojnë modifikime dhe testime të mëtejshme.
Përgatit ose kordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko – ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase.
Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
Kujdeset për të siguruar mirëmbajtien periodike të sistemit të instalimeve mekanike gjatë fazës të shfrytezimit.
Përpilon dhe koordinon punën për pergatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve mekanike.
Përgatitja e dosjes për lejet në institucionet përkatëse, në kohën e duhur.
Ndjek punimet e projekteve dhe plani MNZ.

KRITERET E KËRKUARA

Të ketë Diplomë Master në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (profili Industri).
Të përdorë mirë programet: Microsoft Office, Project, Autocad, Sap, Etap.
Mosha e kërkuar deri 45 vjeç.
Të ketë mbi 3 vite eksperiencë.
Të njohë gjuhën angleze në nivel të lartë.
Të jetë i pajisur me Leje Drejtimi, kategoria B.

APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.

  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
  • Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?