Tirane, Kompania “SALILLARI shpk” kerkon te punesoje FINANCIER- MAGAZINE

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune FINANCIER JUNIOR – MAGAZINE

DETYRAT KRYESORE:

  • Regjistron në kohë reale të gjitha faturat e blerjes dhe hyrjet në magazinë.
  • Rakordon faturën e mallit të blerë me artikujt që vijnë fizikisht në magazinë duke mbajtur përgjegjësi për krahasimin e sasive të shënuara në faturë me sasinë e ardhur realisht.
  • Për cdo diferencv raporton & plotëson proçes verbal për Shefin e Financës dhe Departamentit të Blerjeve.
  • Regjistron në sistemin financiar cdo kartelë artikulli duke plotësuar të gjitha fushat me informacionin e duhur.
  • Kryen me përgjegjësi transferimin e artikujve në objektet brënda kompanisë, duke u kujdesur për plotësimin e dokumentit në menyrë të saktë sipas rregullave të kompanisë.
  • Kryen daljet e artikujve nga magazina gjithmonë, pas kërkesës që do të ketë marrë në formë zyrtare.
  • Mban në sistemin financiar hyrje & dalje &q arkullim të Aseteve dhe pajisjeve në përdorim, sipas projekteve dhe stafit të kompanisë.
  • Mban nën kontroll gjendjen minimale të artikujve sipas aprovimeve përkatëse.
  • Mban përgjegjësi për dokumentimin e të gjitha lëvizjeve të artikujve të magazinës.
  • Mban përgjegjësi për perputhjen e gjendjes kontabël dhe gjendjes fizike.
  • Zhvillon iventare periodike sipas procedurave të kompanisë.
  • Merr përsipër çdo detyrë tjetër që do ti ngarkohet në varësi të nevojave urgjente të kompanisë.

KRITERET QË DUHET TË PLOTESOJË:

  • Të ketë arsim të lartë, dega Ekonomike.
  • Të ketë mbi 3 vite experiencë.
  • Mosha /26-35 Vjeç.
  • Të përdorë programet baze Microsoft Office (në veçanti Excel në nivel të avancuar)
  • Të ketë njohuri të programit financiar Navision (ose të një programi të përafert me Navision).

APLIKIMI:
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?