Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune ARKITEKT në ZBATIM.
PËRSHKRIMI I PUNËS:
Arkitekti i zbatimit ka si detyrë kryesore organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit për objektet civile. Ai eshte personi përgjegjës për koordinimin e punimeve të ndryshme në përputhje me projektin, specifikimet teknike, preventivin, grafikun e punimeve deri në fazën përfundimare të dorëzimit të objektit.
DETYRAT KRYESORE:
- Shqyrton dhe studion projektet, specifikimet teknike, detajet dhe preventivin e objekteve që do të ndërtohen.
- Bashkepunon me stafin e inxhinierëve, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë.
- Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kerkuar, inspekton kantierin e ndërtimit.
- Viziton shpesh kantierin për të parë nese planet janë duke u ndjekur sic duhet.
- Mbikqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.
- Koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore.
KRITERET E KËRKUARA:
- Të ketë përfunduar studimet e larta: dega Arkitekturë.
- Përdorim shumë i mirë i programeve ACAd, Office etj.
- Eksperiencë pune në menaxhimin dhe ndërtimin e objekteve civile mbi 5 vjet.
- Njohje shumë të mirë të detajeve të ndërtimit dhe aplikimit të tyre.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- I aftë të punojë në grup dhe aftesi shumë të mira praktike dhe shpjeguese.
- Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe organizative.
APLIKIMI:
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.