Tirane, kerkohet IT SPECIALIST

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë. përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune IT SPECIALIST.

DETYRAT KRYESORE:

  • Menaxhimi dhe ndjekja e detyrave të përditshme të departamentit të IT-së dhe raportimi te përgjegjësi departamentit.
  • Instalimi dhe administrimi i hardware/ software dhe asistenca në përdorimin e tyre nga kompania.
  • Ofrimi i sugjerimeve në upgrade të mundshme.
  • Përgjegjës për instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e kompjuterave dhe pajisjeve periferike.
  • Instalimi i update dhe patch në mënyrë të vazhduar.
  • Zgjidhjen e problemeve që lidhen me përdoruesin, përfshirë problemet e software të përdorusit si Microsoft Office, E-mail, arkivat, file share, printimi etj.
  • Zgjidhja e problemeve të printerave, skanuesve dhe ndjekja e riparimit të tyre me kompaninë e riparimit.
  • Komunikon në mënyre efektive dhe jep informacion të zgjidhjeve të problemeve.
  • Kryen edhe detyra të tjera të dhëna nga eprorët.
  • Zgjidhja e problemeve teknike me Rrjetet Vendore (LAN), Rrjetet me Wide Area (WAN).
  • Ruan dhe rrit njohurite për procedurat, produktet dhe shërbimet në fushën e IT.
  • Njohuri të mira në rrjeta internet dhe në Windows domain.

KUALIFIKIMET DHE AFTESITE E KERKUARA

  • Diplomë në Informatikë, Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike ose në degë të ngjashme.
  • Certifikime në Cisco, Microsoft.
  • Njohuri të mira në sistemet e operimit Windows/ Linux, Server & Storage, Sisteme Antivirus, Sisteme Kamerash etj.
  • Të ketë eksperiencë mbi 5 vjet
  • Të jetë i komunikueshëm.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.dhe italiane

APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?