Tirane, kerkohet INXHINIER ELEKTRIK, PËRGJEGJËS MIRËMBAJTE

Kompania “SALILLARI Sh.p.k” Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë. përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER ELEKTRIK, PËRGJEGJËS MIRËMBAJTJE.
PËRSHKRIMI I PUNËS:
Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për mirëmbajtjen elektrike, në të gjitha objektet që kompania ka në shfrytëzim. Inxhinieri Elektrik menaxhon dhe dokumenton proçesin e mirëmbajtjes sipas kërkesave dhe planit.

DETYRAT KRYESORE:

  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e teknikeve elektrik ne proçesin e mirëmbajtjes.
  • Dokumenton proçeset e riparimit të impianteve/ makinerive të ndryshme nga ana elektrike.
  • Harton/ modifikon programin e shërbimeve periodike profilaktike elektrike sipas sistemeve /makinerive që janë në funksion.
  • Plotëson sipas planit librat e shërbimev elektrike duke ruajtuar dokumentacionin
  • Harton kostot e mirmbajtjes vjetore.
  • Instrukton grupin e elektriçisteve për sigurimin teknik sipas proçeseve të planifikuara ose difekteve që mund të lindin.

KRITERET DHE AFTËSITË KRYESORE:

  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike,
  • Të njohë dhe të punojë në programin AutoCad, Microsoft Office, etj..
  • Të ketë mbi 3 vjet experiencë në fushën e Inxhinierisë Elektrike, si dhe të ketë aftësi të shkëlqyera organizative (mirëmbajtje të impianteve/ instalimeve elektrike, instalime elektrike civile industriale)
  • Të zoterojë gjuhën angleze
  • Të jetë i disponueshëm pë të punuar shpesh nëpër rrethe.
  • Të zotërojë Leje Drejtimi, klasi B.

APLIKIMI:
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, shoqeruar me letër reference, në adresen e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?