Tirane, kerkohet FINANCIER/E

Kompania “SALILLARI Sh.p.k” Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë. përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune FINANCIER/E

DETYRAT KRYESORE:

  • Regjistrimi i dokumentacionit në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe të kryejë ndjekjen e tyre
  • Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhëzimeve të Shefës së Financës.
  • Mbajtja e marrëdhënieve dhe rakordimi me klientët, furnitorët.
  • Mbajtja e kartelave të debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile.
  • Mbajtja e gjëndjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve dhe të kryejë rakordimin me kontabilitetin.
  • Ndjekja e shpenzimeve të aktiviteteve dhe kartelave për çdo llogari të shpenzimeve
  • Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël.
  • Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, deklarimin e taksave/T VSH-së, etj.
  • Përgatitja e dokumentacionit financiar.
  • Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat, QKB, Bankat etj.
  • Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
  • Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
  • Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.

KRITERET KRYESORE:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve financiare
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Office.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune, preferohet në sektorin e ndërtimit.
  • Të jetë e aftë të punojë në grup.
  • Mosha e preferuar, deri 45 vjeç.
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze


APLIKIMI

Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?