Tirane, ofrohet vend pune JURIST/E

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.

“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune JURIST/E

DETYRAT KRYESORE:

  • Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e proçedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj.
  • Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë.
  • Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjygjësore.
  • Harton çdo akt tjetër të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria.
  • Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.

KRITERET KRYESORE:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi.
  • Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanërisht të Drejtës Civile të Proçedurës Civile, Tregtare, Administrative dhe të Kodit të Punës.
  • Të ketë 10 vite përvojë pune të mëparshme si Jurist ose Avokat.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (me çertifikatë).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
  • Të ketëTitull Avokati.

APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Mund te na kontaktoni ketu ?