Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E NDËRTIMI NË ZYRËN TEKNIKE – OFICER/E PROJEKTI
DETYRAT KRYESORE
- Administron të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor të objektit në ndërtim, në dosjen përkatëse.
- Kontrollon materialet që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore).
- Përpunon projektet, harton situacionet, librezat e masave.
- Të jetë pjesë e diskutimeve teknike brënda kompanisë dhe njëkohësisht me supervizorin dhe investitorin.
KRITERET E KËRKUARA
- Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
- Të ketë njohuri në nivel të larte të gjuhës angleze
- Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad, (preferohet: Sap. Etabs)
- Mosha e preferuar deri 45 vjeç
- Të ketë mbi 3 vjet experiencë pune.
APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.