Berat, ofrohet vend pune INXHINIER ELEKTRIK – MENAXHER HIDROÇENTRALI

Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER ELEKTRIK – MENAXHER HIDROÇENTRALI

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS

Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për menaxhimin e Hidroçentralit.

DETYRAT KRYESORE:
· Të kryejë menaxhimin e HEC-it dhe personelit të tij.
· Të kontrollojë sistemin e monitorimit.
· Të raportojë pranë OSHEE-s prodhimin e parshikuar
· Të ndjekë komunikimet zyrtare me ERE, OSHEE etj..
· Të menaxhojë planin e mirmbajtjes/ remonteve.
· Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit Teknik.
· Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.

KRITERET DHE AFTËSITË E KERKUARA:
· Të ketë Diplomë në Inxhinieri Elektrike.
· Të ketë mbi 3 vjet experiencë në fushën e menaxhimit të HEC.
· Të njohë dhe të punojë në programin AutoCad, Microsoft Office.
· Të zotërojë gjuhën angleze.
· Të zotërojë patente klasi B.
· Mosha e kërkuar deri 50 vjeç.

APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

Open chat
💬 Keni nevojë për ndihmë?