Call us today +355 47 644 047 | info@salillari.al

PROJEKTI UNAZA E RE TIRANË

Një nga projektet tona më të fundit është ndërtimi i Unazës së Re që lidh zonën e “Pallatit me shigjeta” me Farkën, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga Sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati në drejtim të qendrës, duke u zgjidhur gjithashtu problem I njerëzve që udhëtojnë në drejtim të juglindjes. Ndërtimi përfundoi në një kohë rekord dhe investimi vjen si një premtim për ta hapur atë para fillimit të vitit të ri akademik 2017-2018. Me një gjatësi prej 2.1 km, segmenti Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike i takon kategorisë A2, përshtatur për zonat urbane me rrugë kryesore, rrugë paralele dhe konceptuar si një rrugë me 12 hyrje – dalje të disiplinuara. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve, u kryen katër kalime të mjeteve motorike, kalimet e këmbësorëve dhe në të dy drejtimet e lëvizjes u ndërtuan trotuare dhe korsi për biçikleta.

Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë ndërtimin e plotë të sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, instalimin e sinjalizimit vertikal dhe horizontal, instalimin e plotë të ndriçimit rrugor dhe ndërtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Foto